Zyrtare: Më 11 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
05 dhjetor 2024
| 16:10
Shqipëria do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 maj të 2025.
Data zyrtare është dekretuar nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj si më e përshtatshmja për procesin e rëndësishëm elektoral.
“Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, në datën 11 maj 2025”, është thënë në dekretin, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.