Zyrtare: Nico Paz rikthehet te Real Madridi, aktivizohet klauzola e riblerjes

27 prill 2026 | 16:24

Real Madrid ka vendosur të rikthejë në skuadër mesfushorin e talentuar Nico Paz, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes nga Como.

Lojtari argjentinas, i lindur në vitin 2004, do të bashkohet me “Los Blancos” duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Vendimi është marrë në nivelet më të larta të klubit madrilen, me presidentin Florentino Pwrez dhe drejtuesit e tij që kanë dhënë dritën jeshile për operacionin.

Klauzola e riblerjes, e vendosur në 9 milionë euro, pritet të aktivizohet gjatë verës së vitit 2026.

Në javët e fundit ishte raportuar për interes të fortë nga Inter, që kërkonte përforcime në mesfushë.

Madje, në skenë ishte përmendur edhe Javier Zanetti si një faktor ndikues, si dhe mundësia që Paz të luante përkrah Lautaro Martínez, megjithatë, këto spekulime nuk u konkretizuan.

Nico Paz u transferua te Como në verën e vitit 2024 për rreth 6 milionë euro, me një marrëveshje që përfshinte të drejtën e riblerjes dhe përqindje nga shitja e ardhshme.

Interesi i klubeve të tjera, përfshirë edhe Tottenham Hotspur, nuk arriti të ndryshojë marrëveshjen ekzistuese mes palëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka filluar “peshkimin” për trajnerin e ri. Emra…