
Zyrtare: Shkarkohet Bernard Challandes
13 tetor 2021
| 13:15
Bernard Challandes nuk është më trajneri i Përfaqësues së Kosovës në futboll, pasi është shkarkuar nga kjo detyrë.
Lajmin e ka konfirmuar në konferencë për medie, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Jemi mbledhur për të ardhmen tonë dhe për udhëheqjen e trajnerëve. Duke i pasur parasysh objektivat që i kemi pasur, e falënderojmë për punën e tij. Ka qenë historike çka kemi bërë. E gjatë rrugës më pas nuk i kemi përmbush objektivat. Në mënyrë të përbashkët kemi vendosur t’i ndajmë rrugët”, ka thene kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 70-vjeçari e mori drejtimin e “dardanëve” në vitin 2018.
/Epoka e re/