Zyrtare: Sokoli largohet nga Vllaznia
Njëri prej trajnerëve më të mirë në Kosovë, Bylbyl Sokolit sot e ka zyrtarizuar largimin e shumëpërfolur nga Vllaznia e Pozharanit.
“Profa” ka vlerësuar se kjo skuadër i ka gjasat që të sigurojë mbijetesën në Vala Supelrigën e Kosovës në Futboll, por sipas tij, infrastruktura e dobët do të këtë ndikim të madh në realizimin e këtij synimi.
Postimi i Sokolit në “Facebook” pa ndërhyrje
Pas vendimit për ndërprerjen e bashkepunimit me KF Vllaznia së pari dëshiroj te falenderoj miqtë e mi nga kryesia,si dhe futbollistët dhe bashkëpuntorët e mi që kanë dhënë maksimumin për te bërë më të mirën në klub.
Keqardhja më e madhe është qe nuk u arrit te ndertohet stadiumi ku Vllaznia do t’i zhvillonte garat si nikoqir. Edhe pse tani KF Vllaznia ka gjasa reale për të siguruar barazhin dhe mbetjen në Super Ligen e Kosoves, mungesa e infrastruktures sportive do ta beje shume te veshtire realizimin e ketij qellimi.
Faleminderit te gjithe tifozeve te cilet kane qene dhe do te jene gjithmone prane klubit.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)