Zyrtarë të KFOR-it vlerësojnë pozitivisht procesin zgjedhor në Kaçanik

09 tetor 2019 | 11:09

Komandanti i grupit shumëkombësh perëndim të KFOR-it dhe të kontingjentit italian në Kosovë, kolonel Daniele Pisani, bashkë me përfaqësues të tjerë të KFOR-it italian dhe të LMT-së, kanë vizituar Komunën e Kaçanikut, ku janë pritur nga nënkryetari Ylber Bajra.

Në takim, nënkryetari Bajra ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it për zhvillimet aktuale në Komunën e Kaçanikut dhe për prioritetet të cilat i ka kjo komunë për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Ndërsa komandanti i grupit shumëkombësh perëndim të KFOR-it dhe të kontingjentit italian në Kosovë, kolonel Daniele Pisani, ka uruar popullin e Kosovës për një proces elektoral të organizuar dhe të zhvilluar jashtëzakonisht mirë,  duke theksuar pjekurinë e madhe të qytetarëve të Kosovës ku, sipas tij, fitues më i madh është demokracia qytetare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka bërë rifunksionalizimin e…