Zyrtare: UEFA merr vendimin për ndeshjen Belgjikë – Suedi e cila u ndërpre pas sulmit terrorist

19 tetor 2023 | 16:09

Ndeshja kualifikuese për “Euro 2024” në mes të Belgjikës dhe Suedisë e ndërprerë në pjesën e parë pas sulmit terrorist, nuk do të riluhet, me rezultatin 1-1 të konfirmuar si final.

Një person i dyshuar për vrasjen e dy suedezëve para ndeshjes së së hënës në Bruksel ka vdekur të mërkurën. Kjo pasi ai u qëllua dhe u arrestua nga policia në një kafene në Bruksel.

Ndeshja është ndërprerë në pjesën e parë nga UEFA pas incidentit që është cilësuar nga kryeministri belg, Alexander De Croo si një “sulm brutal terrorist”.

Dy personat e vrarë ishin suedezë  dhe një person i tretë është plagosur në sulm.

“Në lidhje me ndeshjen kualifikuese evropiane midis Belgjikës dhe Suedisë, e braktisur në pjesën e parë me kërkesë dhe marrëveshje të dy skuadrave, pas sulmit terrorist që vrau dy tifozë suedezë në Bruksel më 16 tetor, ekzekutivi i UEFA-s. Komiteti vendosi sot (të enjten) që ndeshja të ndërpritet dhe rezultati në intervalin e pjesës së parë (1-1) të konfirmohet si përfundimtar”, ka njoftuar UEFA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar ngrohtoren…