Zyrtarët e administratës së Bidenit dyshojnë se Ukraina mund ta rikthejë territorin e humbur

29 qershor 2022 | 11:28

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë raportohet se janë duke humbur besimin se Ukraina do të mund ndonjëherë të rikthejë territoret e humbura nga Rusia.

Siç raporton CNN, këshilltarët e presidentit amerikan Joe Biden kanë filluar të debatojnë në rrethin e brendshëm, se si presidenti ukrainas duhet ta cilësojë “fitoren”.

Zyrtarët amerikanë i thanë CNN se pavarësisht vlerësimit pesimist, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i bëjnë presion Ukrainës që të bëjë ndonjë lëshim zyrtar sa i përket territorit dhe t’i jap diçka Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Megjithatë ekziston shpresa që Ukraina do të mund ta rikthejë shumicën e territorit të okupuar, në një kundërsulm të realizuar gjatë këtij viti.

E për të parandaluar marrjen nën kontroll të pjesëve tjera të Ukrainës, presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky vazhdimisht i ka bërë thirrje fuqive perëndimore që t’ju dërgojnë më shumë armë që ta mbrojnë vendin nga agresioni rus.

Madje edhe zyrtarisht kanë kërkuar të paktën 48 sisteme të ndryshme raketore, por Shtetet e Bashkuara deri më tani u kanë premtuar vetëm tetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
54 për qind e qytetarëve në Kosovë mendojnë se Asociacioni…