Zyrtarët e Benficas vizitojnë FC Ballkanin

19 mars 2024 | 23:05

Skuadra e Ballkanit sot ka pasur vizitorë të rëndësishëm.

Zyrtarë të gjigantit evropian kanë vizituar FC Ballkanin. Ata shikuan nga afër punën e ekipit kosovar.

Sipas klubit kosovar, takimi i ardhshëm do bëhet në Lisbonë, ku edhe do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit.

Ky është njoftimi i klubit:

Kishim kënaqësinë që në shkollën tonë të futbollit, të kemi për vizitë zyrtarë të gjigantit evropian, skuadrës më të trofeshme portugeze, S.L. Benfica.

Koordinatori global i zgjerimit, Miguel Reis dhe zyrtari i lartë teknik, Davide Gomes, u pritën nga sekretari i Fc Ballkanit, Arben Osmani dhe drejtori i shkollës tonë të futbollit, Driton Mamaj.

Mysafirët shikuan nga afër punën e pandalshme që bëhet në klubin tonë, ku fokus i veçantë i kushtohet padyshim të ardhmës sonë të ndritur, talentëve të gjeneratave të reja.

Ne jemi të nderuar me këtë vizitë dhe me mundësitë e bashkëpunimit që po krijohen nga dita në ditë, me klube të mëdha evropiane.

Takimi i ardhshëm mes zyrtarëve të të dyja klubeve, Ballkanit dhe Benficas, do të realizohet në Lisbonë, ku edhe do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Latifi, profesor universitar, ka komentuar në “Pressing” të T7,…