Zyrtarët e OEK-ut vizitojnë bizneset prizrenase

20 shtator 2022 | 23:55

Zyrtarët e lartë të Odës Ekonomike të Kosovës të prirë nga kryetari i saj, Lulzim Rafuna, kanë vizituar bizneset në Komunën e Prizrenit.

Kështu ka bërë të dituar në llogarinë e vet në “Facebook”, anëtari i këshillit drejtues të OEK-ut, Alajdin Fusha.

Postimi i plotë i Fushës:

Si anëtar i këshillit drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) bashkë me Kryetarin e OEK-ut, Lulzim Rafuna, kryetarin e njësisë rajonale të OEK’ut në Prizren, Refki Hoxha, anëtarin e kuvendit të OEK’ut, Nezir Xhoxhaj dhe drejtorin e njësisë rajonale të OEK’ut Prizren, Armend Hyseni patëm takim me bizneset prizrenase.

Kryetari Rafuna në pika të shkurtëra foli për aktivitetet që zhvillohet mbrenda OEK’ut dhe problemet me të cilën hasin kompanitë në zhvillimin e biznesit të tyre.

Pronarët e bizneseve Prizrenas shprehën shqetësimet e tyre duke na njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohen gjatë aktiviteteve të tyre ditore.

Takimi u përmbyll me shpresë se do të kemi një bashkëpunim profesional dhe strategjik edhe më të mirë në mes të OEK’ut dhe bizneseve Prizrenas.

Kryetari Rafuna zotoi se do të angazhohet të jetë zëri i biznesit Kosovar duke patur për qëllim rritjen e bashkëpunimit në mest të Odave Ekonomike, institucioneve shtetërore dhe subjekteve tjera ekonomike.

Pas takimit në ABI-Hotel vizituam disa kompani prodhuese në Prizren dhe i dëgjuam me vëmendje me svidat me të cilat ata ballafaqohen.

Dëshirojmë të falenderojmë kompanitë për mikëpritje dhe gadishmërinë për bashkëpunim:

KAMILA CHOKOLATE

Proton Cable

PUNTEX TEXTIL

RENELUAL TAHIRI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Devonte Lacy nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit.…