Zyrtari i lartë i AKR-së kërcënon qeverinë Hoti me mosmbështetje

06 korrik 2020 | 00:09

Ish-ministri i Ambientit në qeverinë Haradinaj, nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka reaguar pas emërimit të shumë zëvendësministrave nëpër ministri të ndryshme nga kryeministri Hoti.

Matoshi ka kërcënuar kryeministrin Hoti, se deputetët e AKR-së në Kuvendin e Kosovës, përshkak të këtyre emërimeve të pakontrolluara do të heqin dorë publikisht nga mbështetja e mëtutjeshme ndaj saj.

Postimi i plotë i Matoshit në “Facebook”:

Emërimi i pesë zëvendësministrave në një ministri, është veprim tepër i keq për imigjin e qeverisë dhe shpenzim i panevojshëm i buxhetit të shtetit.

Këto emërime nuk i bëjnë aspak nder as partive politike në koalicion.

Edhe AKR që pa u bërë pjesë, e ka votuar këtë qeveri, duhet dhe besoj që publikisht do të heq dorë nga mbështetja e mëtutjeshme e saj për shkak të emërimeve të këtilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka arritur një fitore të rëndësishme 4-1 në transfertë…