Zyrtari i lartë i DASh-it të mërkurën vjen në Kosovë, takohet me Osmanin dhe drejtuesit e drejtësisë

18 mars 2024 | 16:42

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson do ta vizitojë Kosovën më 20 deri më 22 mars ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, si dhe me përfaqësues të sektorëve të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Njoftimi është dhënë nga Departamentit Amerikan të Shtetit.

Todd D. Robinson veçse ka mbërritur në Tiranë, Shqipëri, ku do të takohet gjithashtu me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka futur në…