ShBA-ja sanksionon ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku

18 mars 2024 | 16:37

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka futur në listën e zezë ish-kreun e Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të, siç është thënë, përfshirjes së tij në akte korruptive.

“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”,  ka njoftuar DASh-i.

Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Aty është futur kryetari aktual i Karposhit të Maqedonisë së Veriut, Stevco Jakimovski, dhe ish-prokuroria speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

DASh-i ka thënë se ky vendim riafirmon përkushtimin e ShBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përforcuar institucionet demokratike në mbarë Ballkanin.

“DASh-i do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet që ka për të promovuar llogaridhënie për aktorët e korruptuar në rajon dhe botë”, ka njoftuar DASh-i. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 19.03.2024 Punime të…