Zyrtari i lartë i LDK’së: Pushteti duhet të ndryshojë edhe në Prishtinë edhe në Prizren

02 nëntor 2021 | 23:58

Zyrtari i lartë i LDK-së, Muhamet Hamiti ka thënë se duhet të bëhen ndryshime të pushtetit edhe në komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit.

Kështu ka shkruar Hamiti në një postim në Facebook ku tha se pushteti duhet të ndryshojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës dhe në kryeqytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Për ndryshim të pushtetit në Prishtinë dhe në Prizren, në kryeqytetin e Republikës sonë dhe në kryeqytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, ka shkruar Hamiti.

Ndryshe, këto dy komuna kanë shkuar në balotazh pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në Prishtinë garon Lëvizja Vetëvendosje me Arben Vitinë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me Përparim Ramën.

Ndërsa në balotazh ka shkuar edhe komuna e Prizrenit ku garon Lëvizja Vetëvendosje me Mytaher Haskukën dhe Partia Demokratike e Kosovës me Shaqir Totajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Ponoshec të…