Zyrtari i PDK-së e pyet Kurtin: Çfarë ndodhi me Murat Jasharin?

14 janar 2021 | 14:58

Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani kanë finalizuar marrëveshjen për të garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar reaguar Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në Vetëvendosje në formë të mirëfilltë, do të zbulojë një teori të re për infiltrim dhe shkatërrim të oponentëve politik.

Bytyçi ka pyetur Kurtin se çfarë ka ndodhur me Murat Jasharin, i cili dikur lakohej si emër për president nga kryetari i Vetëvendosjes.

“Jam bindur se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrë të mirëfilltë, do të zbuloj një teori të re politike për infiltrim, përçarje dhe shkatërrim të oponentëve politik. Lufta e Trojës më nuk do të jetë referencë për taktizime, por Vjosa e Albinit. Edhe nëse Vjosa Osmani është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, çka ndodhi me Murat Jasharin? A harrova, se edhe ai është i Drenicës!”, ka shkruar Bytyçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se…