Zyrtari i PSD-së tallet me “Kurtin në haubë”

25 janar 2021 | 22:15

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar lidhur me fotografinë e vënies së kreut të Vetëvendosjes në pjesën e përparme të veturës.

Nushi i PSD’së ka thënë në ‘Facebook’ se nuk ka pritur ndonjëherë që një udhëheqës politik të ndjehet mirë kur ta sheh fotografinë e tij në veturë, shkruan Gazeta Express.

Albin Kurti takohet me fansin që e mban fotografinë e tij në veturë

Fotografia që tregon Kurtin të vendosur në veturën e simpatizantit të Vetëvendosjen është kapur përgjatë vizitës së liderit të VV’së në Lipjan.

Postimi i plotë i Nushit:

A e keni dashte ndonjehere veten deri ne nivelin qe me pas qef me dale ne fotografi me nje haube te kerrit ku eshte e printume fotoja jote?? Ishalla jo.

Qysh mundet me u ndje mire dikush kur e sheh veten ne haube te kerrit? Aq me pak nje udheheqes politik!?

A keni mendu cka e shtyn nje politikan qe e nise karrieren me projekt emancipues dhe perfundon i printum e i buzeqeshur ne hauba te kerreve dhe ne dyer te garazhave?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Kukësit ka bërë tashmë zyrtare marrëveshjen e bashkëpunimit…