Zyrtari i rekordeve për shkarkim dhe emërim në detyrë, shkarkohet përsëri

26 nëntor 2020 | 08:40

Vetëm pak ditë pasi Gjykata vendosi që ta kthejë në punë sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, ai është pezulluar sërish sot nga ministri Vesel Krasniqi.

Burim Rreci është zyrtari që më së shpeshti është suspenduar dhe kthyer sërish në punë.

Në vendimin e siguruar nga Reporteri.net thuhet se Burim Rreci, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, pezullohet deri në një vendim tjetër.

Në vendim thuhet se pezullimi bëhet për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore: Mospërmbushje e detyrave të punë, mosrespektim i afateve të caktuara për përmbushjen e detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda, moszbatim i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale, dëmtim i pasurisë shtetërore, përdorimi i saj jashtë përcaktimit zyrtar apo keqpërdorim i pasurisë shtetërore, shkelje e detyrave të përcaktuara në ligjin dhe legjislacionin në fuqi.

Rreci është pezulluar me pagë 50 %.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua në kryeqytet ka raportuar në polici se bashkëshorti…