Prishtinasi e bën gruan për spital

26 nëntor 2020 | 08:38

Një grua në kryeqytet ka raportuar në polici se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Në raportin 24-orësh, policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se nuk ka pranuar që të kthehet në shtëpi.

“Prishtinë 25.1.2020 – 18:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull  kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se nuk ka dëshiruar të kthehet me në shtëpinë e tyre. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./ Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka reaguar pas vendimit të…