Zyrtari rus pretendon se Ukraina kreu sulm me dron në selinë e flotës së Detit të Zi

31 korrik 2022 | 09:42

Një zyrtar i lartë në Krimenë e aneksuar nga Rusia ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e një sulmi me dron në flotën ruse të Detit të Zi.

Guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev përmes telegramit tha se një objekt i paidentifikuar fluturoi në oborrin e selisë së flotës.

“Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një dron”, ka shkruar ai.

Razvozhayev tha se pesë punonjës të selisë së flotës ishin lënduar në  këtë incident dhe se Shërbimi Federal i Sigurisë po hetonte rastin.

Ai vazhdoi duke thënë se Ukraina kishte vendosur siç u shpreh ai të “prishë Ditën e Marinës për ne”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane…