Zyrtari verikorean takon Pompeon në Nju Jork

31 maj 2018 | 11:35

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka arritur në Nju Jork për të biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, rreth takimit të mundshëm midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.

Gjenerali Kim Yong Chol ka fluturuar drejt ShBA-së nga kryeqyteti i Kinës, Pekin.

Ai është zyrtari më i lartë i Koresë së Veriut që viziton ShBA-në në 20 vjet.

Trump, javën e kaluar, e anuloi takimin e 12 qershorit me Kimin, por që atëherë të dyja palët kanë bërë përpjekje të reja për realizimin e tij.

I planifikuar të mbahet në Singapor, takimi do të jetë i pari midis një presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri verikorean.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar kontrata…