Zyrtarizohet Këshilli i Pacientëve në Drenas

20 dhjetor 2023 | 15:45

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Drenas, Lumnije Krapi së bashku me Komisionin për përzgjedhjen e Këshillit të Pacientëve, kanë pritur në takim anëtaret e Kryesisë së Këshillit të Pacientëve të Komunës së Drenasit.

Drejtoresha e këtij dikasteri, Krapi ka falënderuar Komisionin për përzgjedhjen e Këshillit të Pacientëve për punën e suksesshme të kryer me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë të gjitha fazave procedurale të përzgjedhjes së anëtarëve të Asamblesë, Kryesisë dhe Kryetarit të Këshillit të Pacienteve.

“Kryetares dhe anëtarëve të kryesisë ju urojë punë të mbarë dhe të suksesshme si dhe ju ofrojë bashkëpunimin e plotë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe QKMF-së po ashtu”, ka thënë Krapi.

Këshilli i Pacientëve u themelua në mes të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunë së Drenasit dhe organizatave partnere si AQH dhe PRAK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë…