Ambasadori Kiçmari takon kryeministren e Zelandës së Re
05 shkurt 2018
| 08:47
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Kiçmari ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë një rendësi të veçantë.
“Një bisedë shumë miqësore, e dobishme dhe domethënëse me kryeministren e Zelandës së Re SHS z. Jacinda Ardern. Marrëdhëniet e vendit tonë me Zelandën e Re kanë një rëndësi të veçantë”, ka shkruar ambasadori Kiçmari në llogarinë e vet në “Facebook”.