Demarkacioni sot në Kryesi të Kuvendit

05 shkurt 2018 | 08:35

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot, ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Pos demarkacionit, pikë tjetër e kësaj mbledhje është edhe interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e rrogave të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Huajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Pajtimit në Malishevë 1990 Ragip Shala Komuna e…