City sigurt drejt titullit

31 janar 2018 | 23:02

Manchester City është i pandalshëm në luftën për titull të Premier Ligës në këtë edicion.

Skuadra e Pep Guardiolas po vazhdon të shënojë fitore bindëse, dhe këtë e bëri edhe sot kundër WBA-së, 3-0, raporton Koha.net.

Fernandinho shënoi golin e parë në minutën e 19 pas asistimit nga De Bruyne, i cili shënoi në minuan e 68 pas asistimit nga Sterling.

Sterling asistoi edhe njëherë në minutën e 89 për Kun Agueron, i cili shënoi për 3 me 0.

City tani ka 68 pikë në krye të tabelës, përderisa WBA-ja në vendin e fundit ka 20 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Bournemouthi.…