Akil Gjakova dhe Dardan Cena garojnë sot në Evropianin e Xhudos

26 prill 2024 | 08:46

Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i Xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë sot në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ata do të tentojnë ta ndjekin rrugën e Distria Krasniqit që e fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Gjatë ditës së djeshme garoi edhe Flaka Loxha, por u eliminua në raundin e dytë.

E në fundjavë do të garojë edhe Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova ka bërë…