Delawie: Demarkacioni ka komplikuar marrëdhëniet Kosovë-ShBA

14 shkurt 2018 | 16:25

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, ka pohuar se Kosova është një storie e suksesit

Në një intervistë për “RTV21”, Delawie ka pohuar se në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë mund të thuhet se Kosova ka pasur sukses në shtetndërtim.

Po ashtu, Delawie ka pohuar se sfidat për Kosovën janë të shumta, ndër të cilat kryesorja mbetet sundimi i rendit e ligjit dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më tutje, ai ka konfirmuar se angazhimi amerikan në Kosovë do të vazhdojë të jetë i fuqishëm.

I pyetur rreth zvarritjes së miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ambasadori Delawie ka theksuar se kjo zvarritje i ka komplikuar marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lëshuar deklarata të ashpra…