Donald Trump anulon takimin me Kim Jong Un

24 maj 2018 | 16:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ka anuluar samitin e 12 qershorit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Në një letër të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Trumpi ka thënë se ndjehet se ky takim ishte “i papërshtatshëm, në këtë kohë”.

Presidenti amerikan ka thënë se koreano-veriorët flasin për aftësitë e tyre bërthamore, por sipas Trumpi “armët tona janë aq masive dhe të fuqishme sa që i lutëm zotit që asnjëherë të mos kemi nevojë që t’i përdorim”.

Gjithashtu Trumpi ka theksuar se ai mund të kontaktojë me Kim Jong Un-in për të caktuar një takim tjetër.

“Bota dhe Koreja e Veriut në veçanti kanë humbur një mundësi të madhe për paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe pasuri të madhe”, ka shkruar Trumpi në letrën e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se…