Nuk do të ketë kurrë një shtet palestinez me Hamasin, thonë SHBA-të

25 prill 2024 | 21:12

“Nuk do të ketë kurrë një shtet palestinez me Hamasin”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, në një konferencë në bordin e Air Force One.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin një zgjidhje me dy shtete që kjo të ndodhë kërkon udhëheqje nga të dyja palët për të siguruar paqen”, shtoi ai.

Kirby përsëriti qëndrimin e administratës se Hamasi vijon të ndryshojë kushtet për një armëpushim.

“Ata mund t’i japin fund luftës tani”, tha Kirby.

“Nëse ata vërtet besonin në një shtet për popullin palestinez, ata nuk do ta kishin shkelur armëpushimin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjentët e Policisë Kombëtare në një operacion të përbashkët me…