Dy reparte të kirurgjisë në Mitrovicë hyjnë në grevë

01 shkurt 2018 | 12:42

Kirurgu i përgjithshëm abdominal në spitalin e Mitrovicës, Arben Haliti, ka bërë me dije se ka hyrë në grevë.

Haliti ka thënë se po i bashkohet grevës duke kërkuar nga institucionet rritjen e pagave dhe shtimin e dinjitetit te kirurgeve.

Grevistët kanë bërë me dije se nuk do të ndalojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Në grevë janë Kirurgjia e përgjithshme dhe abdominale në spitalin e Mitrovicës.

Më herët drejtori mjekësor në këtë spital, Zahir Musa, kishte mohuar nisjen e grevës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës ka shpenzuar më shumë gjatë afatit kalimtar…