Edhe katër djem u nxorën të gjallë nga shpella në Tajlandë

09 korrik 2018 | 17:38

Në veri të Tajlandës është duke vazhduar operacioni për shpëtimin e disa fëmijëve të bllokuar në një shpellë.

Zhytësit ka nxjerrë të hënën edhe katër djem, duke çuar në tetë numrin e të shpëtuarve deri më tani.

Katër djem të tjerë dhe trajneri i tyre i futbollit vazhdojnë të mbeten në shpellë.

Grupi është bllokuar qysh më 23 qershor, gjatë një ekskursioni në shpellën Tham Luang, si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar shirat.

Fëmijët, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre janë zbuluar se janë gjallë javën e kaluar.

Një ekip prej 90 zhytësish, 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë, po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur qysh të dielën. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar partitë…