Eksperti japonez: Nuk besoj që filtrat e KEK-ut ndalen natën

15 mars 2018 | 21:08

Shimizu Masuto, ekspert japonez nga Organizata Zhvillimore “JICA”, që do të punojë me Ministrinë e Mjedisit për të identifikuar ndotësit në Kosovë ka komentuar një nga ‘mitet urbane’, në Kosovë sa i përket ndotjes.

Masuto në emisionin “Jeta në Kosovë”, ka thënë se nuk e beson që filterët në kaldajat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ndalen natën për shkak se sipas tij nuk ka arsye për t’u bërë.

“Nuk e di saktësisht por bazuar në mendimin tim personal nuk besoj që filtrat kyçen dhe shkyçen për shkak se filtri konsumon shumë pak energji elektrike. Prandaj, nëse shkyçen filtrat nuk mund të kursehet kushedi sa energji elektrike dhe përveç kësaj nëse ndalen filtrat elektro-statikë, performance e filtrit do të bie dhe nëse dëshironi ta riktheni performancën duhet të ndalen kaldajat. Tashmë i kemi inspektuar (filterat)… i duhen disa përmirësime që të punojnë më mirë”, ka thënë Masuto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit më të ri Parlamentar në Kuvendin e…