Fadil Vokrri dhe Dua Lipa në finalen Liverpool-Real

24 maj 2018 | 15:13

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri do të jetë i pranishëm të shtunën në Stadiumin Olimpik në Kiev për të përcjell ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në mes Liverpoolit dhe Real Madridit. Në programin festiv do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.

“Me këtë rast, presidenti Vokrri do të ketë edhe takime të shumta me homologët e tij, si dhe me drejtuesit e UEFA-s. Prandaj ky event bëhet edhe më i veçantë dhe kjo finale do të jetë më madhështore për faktin se në tribuna të stadiumit do të kemi një legjendë të futbollit, ndërsa këngëtarja kosovare, Dua Lipa, do të paraqitet në programin artistik para ndeshjes finale me hitet e saj dhe kësisoj do të paraqitet para miliarda njerëzve anë e mbanë globit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah do të jetë me…