Salahi nuk do të prishë agjërimin për finalen e Ligës së Kampionëve

24 maj 2018 | 15:06

 

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah do të jetë me agjërim kur të luajë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Realit.

Sulmuesi egjiptian po mban Ramazan që nga data 16 maj, edhe pse sportistët profesionistë lejohet që të mos agjërojnë.

Salah, sipas “Al Masry al Youm”, u ka thënë të afërmve që nuk do ta prishë agjërimin, pasi kjo gjë nuk do ta pengojë për të dhënë më të mirën në fushë.

Madje, Nabil El Zhar, futbollist mysliman që luan me Leganesin në Spanjë, thotë se kur është me agjërim luan edhe më mirë, sepse është “më i pastër brenda”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e Gjilanit ka mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm…