FSUK-ja, anëtare e re e KOK-ut. Kelmendi zgjidhet nënkryetar

06 shkurt 2018 | 10:29

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur Asamblenë Vjetore të Punës, në të cilën me shumicë votash është miratuar Raporti i Punës, Raporti Financiar, Raporti i Auditorit dhe Raporti i Këshillit Mbikëqyrës të KOK-ut.

Në Asamblenë e mbajtur në “Hotel Swiss Diamond” në Prishtinë të pranishëm ishin 72 asamblistë. Me shumicë votash miratuan edhe Planin e Punës dhe Planin Financiar për vitin 2018. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i cili ka thënë se: “Njohja e KOK-ut nga KON-i dhe njohjet e federatave kombëtare nga ato ndërkombëtare e kanë vendosur Komitetin Olimpik të Kosovës para një përgjegjësie të madhe për ta demonstruar kredibilitetin dhe qeverisjen e mirë në sport”.

Me shumicë votash anëtare e re e KOK-ut u bë Federata e Sporteve Universitare të Kosovës, e cila është edhe anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU). Në pikën e fundit të Rendit të Ditës ishte zgjedhja e nënpresidentit të katërt të KOK-ut, vend ky që i takoi kryetarit Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi. Ai në votimin për balotazh, mposhti Arben Fetahun e Federatës së Basketbollit të Kosovës, 35:34 me vota. Për postin e nënpresidentit të katërt kandiduan edhe Naim Muja, që mori 9 vota, Agron Jusufi 6 dhe Nehat Çitaku 4. Pozita e nënpresidentit të katërt kishte mbetur pa u plotësuar për shkak të bërjes së Shasivar Haxhijajt, sekretar i përgjithshëm i KOK-ut.

Po ashtu, asamblistët u pajtuan të formohet një databazë e përbashkët. Komiteti Olimpik i Kosovës i dëshiron mirëseardhje Milaim Kelmendit në Bordin Ekzekutiv të KOK-ut. Në fund të asamblesë u organizua darkë për të pranishmit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpjekjet e Rihannas kanë bërë që të mblidhen plot 2.3…