Gërxhaliu: Nëse vazhdon më këtë trend degradimi i shtetit, gjendja do të përkeqësohet

23 shkurt 2018 | 19:30

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka theksuar se nëse vazhdon ky trend i degradimit të shtetit si deri më tani, sipas tij, gjendja do të shkojë dhe do të përkeqësohet.

Ai në një intervistë për “Telegrafin” ka thënë se trimat e bëjnë luftën, ndërsa të mençurit dhe ekspertët e udhëheqin shtetin.

“Kosovarët po i bëjnë dëm më shumë se qarqet më armiqësore. Mbi interesat e partive politike është interesi i shtetit, dhe shteti nuk është pronë e askujt. Fjala kompromis dhe sakrificë nuk po bën pjesë të klasa politike. Nëse e analizoni formën se si diskutohet, e vëreni se është varrosur kultura e komunikimit”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Sipas tij, angazhimi i partive politike është çështje pazari dhe akomodimi i militantëve nëpër pozita shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë të mbahet më…