Sekuestrohen 500 kilogramë duhan të kontrabanduar

25 prill 2024 | 15:37

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 500 kilogramë duhan në vlerë prej 6 mijë euro.

Lidhur me këtë rast, policia ka bërë me dije se i dyshuari për kontrabandë është një 47-vjeçar nga Vitia.

“Më datë 24.04.2024, në rajonin e Vitisë, nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari  S.Z., i moshës  47  vjeçar nga Vitia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se  kishte të ngarkuar 50 shtega (500 pako) cigare të gatshme për treg  të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar. Malli i kontrabanduar dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor – Dheu i Bardhë”.

“Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 euro ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000 euro. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të…