Gjykata i shpallë fajtorë Albin Kurtin dhe tre deputetët tjerë të LV-së

03 janar 13:23

Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin në rastin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për gazin lotsjellës të hedhur në ambientet e Kuvendit.

Gjykata i ka shpallur fajtorë katër deputetët: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

Sipas këtij aktgjykimi, Kurti është dënuar me kusht 1 vit e tre muaj. Albulena Haxhiu është dënuar po ashtu me 1 vit e tre muaj, ndërsa Donika Kadaj Bujupit 1 vit e gjashtë muaj. Faton Topalli është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj.

Dënimet janë me kusht nëse nuk kryejnë ndonjë vepër penale brenda dy vjetësh.

Të akuzuarit nuk ishin në seancën e sotme kur u bë shpallja e aktgjykimit.

Të katër deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Shkruan: Burim Ramadani Është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë nacionale…