Haradinaj: Komuniteti ashkali, besnik ndaj Kosovës

20 shkurt 2018 | 15:24

Nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është organizuar në Prishtinë, konferenca ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Ashkali.

Në hapje të kësaj konference, Haradinaj ka thënë se ashkalinjtë jetojnë me shekuj në Kosovë dhe se janë besnik ndaj Kosovës.

“Ashkalinjtë e kanë historinë e vet dhe simbolin kombëtar, flasin gjuhën shqipe dhe kanë tradita të njëjta me popullin shqiptar”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se ky komunitet pas lufte ka qenë aktiv në jetën politike dhe shoqërore të Kosovës.

Haradinaj duke shprehur urimin për Ditën e Flamurit të Ashkalive, 15 shkurtin dhe që në Kosovë ka nisur të shënohet që 15 vite, ka thënë se ngjyrat e flamurit ashkali simbolizojnë paqen, besnikërinë, por edhe unitetin dhe gjithashtu falënderoi këtë komunitet për një angazhim të sinqertë në avancimin e Kosovës.

“Ju kemi ende borxh ashkalinjëve, ende duhet unë për përmirësimin e gjendjes, por do të punojmë ngushtë me deputetët e zgjedhur që të përmirësojmë pozicionin e ashkalinjëve në banim, shkollim, punësim, dhe në pjesëmarrjen në jetën institucionale”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërsa Danush Ademi dhe Etem Arifi, përfaqësues të komunitetit ashkali në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kanë thënë se komuniteti ashkali është përfshirë mirë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke i mbrojtur të drejtat e komunitetit në çdo aspekt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka thënë…