Haradinaj tregon arsyet pse nuk dëshiron ta drejtojë dialogun me Serbinë

31 maj 2018 | 12:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk pranon të vazhdojë negocimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai gjatë interpelancës lidhur me shpenzimet energjetike në veri të Kosovës, ka ka thënë se nuk dëshiron të servisojë marrëveshje të nënshkruara nga dikush tjetër.

“Nuk vazhdojë dialogun sepse nuk dua të servisojë marrëveshje të një dialogu që ka nisur më herët. Nuk dua të servisojë marrëveshje të nënshkruara nga dikush tjetër. Kam sjell platformën që të gjithë i ftojë ta shqyrtojnë për të parë se ku gjendet Kosova në momentet finale të arritjes së marrëveshjes së saj”, ka thënë Haradinaj.

Sipas platformës së Qeverisë, e cila është dërguar në Kuvend, bartës i procesit të dialogut me Serbinë duhet të jetë presidenti Hashim Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit më 29 maj, ia ka përcjellë Gjykatës…