Shtatorja e komandantit Adem Jashari, së shpejti në Prishtinë

26 prill 2024 | 12:26

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar takim me Bekim Jasharin, për të diskutuar rreth përzgjedhjes së lokacionit për shtatoren e komandantit Adem Jashari.

Ai ka thënë se për Prishtinën do të jetë privilegj që ta ketë shtatoren e Adem Jasharit.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin. Bashkë diskutuam për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit të monumentit të heroit të kombit, Adem Jashari. Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë”, ka shkruar Jashari në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudisti Dardan Cena e ka mbyllur garimin e tij në…