Jep dorëheqje zëvendësministri i MZhE-së nga radhët e AKR-së

16 korrik 2018 | 13:42

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Besnik Beka, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar për “lajmi.net” vetë Beka i cili edhe ka dhënë arsyet se pse është larguar nga detyra e tij.

“Mund të ju konfirmoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit në MZhE. Kryeministri kohë më parë na ka ftuar në takim për të raportuar në lidhje me punët që na janë ngarkuar, mirëpo ky takim ishte shumë formal. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe si i tillë nuk jam i interesuar të punoj me këtë dinamikë të qeverisjes së ministrit Lluka, dinamikë kjo që po diktohet nga partitë tjera, por vetëm nga AKR-ja jo, dhe në këtë mënyrë nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, ka deklaruar Beka.

Beka në zgjedhjet e fundit lokale kishte qenë bartës i listës së asamblistëve të AKR-së në Mitrovicë dhe shef i shtabit zgjedhor të Agim Bahtirit, në garën për kryetar të Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka lansuar të hënën programin…