Beqaj: Kosova e gatshme të quhet ‘Kosovë digjitale’

16 korrik 2018 | 13:29

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka lansuar të hënën programin për financimin e Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe bizneseve fillestare “start-up”.

Qëllimi i këtij programi është përkrahja e sektorit privat dhe të rinjve në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, duke i ftuar inovatorët e rinj që të jenë pjesë e këtij programi, ka thënë se Kosova do jetë e gatshme të quhet “Kosovë digjitale”.

Sipas tij, ky program i cili financon bizneset “start-up”, dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme kërkon ide inovative, për të cilat do të ketë një vlerësim të pavarur dhe profesional.

Beqaj ka thënë se nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kërkohet që të investojnë rreth 10 për qind.

Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza, duke ofruar mbështetje për digjitalizim të ekonomisë, është shprehur se Qeveria e Kosovës ka marrë veprime konkrete që kanë krijuar lehtësira për sektorin privat.

Me qëllim të përkrahjes së këtij sektori, Hamza ka thënë se është themeluar Fondi për Garantimin e Kredive, që shuma e tij pritet të arrijë deri në 100 milionë euro.

Ai ka kërkuar që ky program për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare “start-up” të fokusohen në gjeneratat e reja dhe tek gjinia femërore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kërkuar anulimin e…