>

Jep dorëheqje këshilltari ekonomik i Trumpit

07 mars 10:15

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Këshilltari i lartë ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, Gary Cohn, ka ofruar   dorëheqjen.

Cohn është i fundit pjesëtar i profilit të lartë të skuadrës Trump, që jep dorëheqje, pas një serie largimesh të këshilltarëve të tjerë.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Cohn tha se ishte një nder që i kishte shërbyer vendit të tij.

Gary Cohn, mbështetës i tregtisë së lirë, u zemërua nga planet e presidentit Trump për të vendosur tarifa për importet prej alumini dhe çeliku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Me rastin e 7 marsit-Ditës së Mësuesit, ministria e Arsimit…