KFOR-i turk falënderohet për donacionet e sjella në Gjilan

01 nëntor 2017 | 12:56

Në fjalën lamtumirëse për komandantin e deritanishëm Hakan Derican, kryetari Haziri ka thënë se bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm me qëllimin e vetëm krijimin e sigurisë së qytetarëve pa asnjë dallim.

“Komuna e Gjilanit vazhdimisht me të gjitha institucionet që i takojnë përgjegjësisë qeverisëse në nivelin lokal, ka qenë bashkëpunuese e ngushtë me KFOR-in. Komandanti Hakan Derican, gjithnjë ka kontribuar në interes të sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallime etnike e fetare. Jemi të vendosur që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë në këtë frymë edhe në të ardhmen, me komandantin e ri Samed Aydemir”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.
Gjithashtu Haziri ka falënderuar KFOR-in turk edhe për donacionet që janë sjellë në shkollën “Musa Zajmi” dhe shkollën në fshatin Dobërçan, por edhe për donacione të tjera dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Kurse, Hakan Derican, komandanti i deritanishëm, ka thënë se kontribut i jashtëzakonshëm është dhënë nga vet kryetari Haziri, që gjendja e sigurisë të jetë gjithnjë e qetë, në frymën e tolerancës, mbështetjes dhe një jete më të mirë për të gjithë qytetarët e Gjilanit.
Gjithashtu edhe komandanti, Samed Aydemir, është zotuar për një bashkëpunim të ngushtë dhe për garantimin e sigurisë së përgjithshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje! në Kamenicë ka publikuar draft-marrëveshjen për bashkëqeverisje, e…