Kosova i dorëzon BE-së programin vjetor për reforma ekonomike

30 Janar 16:14

Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza, nesër e (mërkure), do t’ia dorëzojë Bashkimit Evropian programin vjetor për reforma ekonomike (ERP), i cili është instrumenti kryesor për dialog rreth çështjeve ekonomike dhe një nga tri shtyllat e strategjisë së zgjerimit.

Qeverisja ekomomike është sistemi me të cilin institucionet qeveritare, përfshi edhe akterët e pavarur, siç është Banka Qendrore, rregullojnë dhe drejtojnë ekonominë.

Në kontekst të zgjerimit të BE-së, kjo përfshin: stabilitetin makro-financiar, ambient mirëpritës biznesor, tregje funksionale të fuqisë punëtore dhe financiare, nivele të mira dhe cilësi në arsim, infrastrukturë, inovacion dhe integrim ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Me rastin e 8-vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të Istogut,…