Kryeministri i Malit të Zi viziton Kosovën më 6 shkurt

24 janar 2018 | 11:44

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

Lajmin e ka bërë me dije, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Vizita e kryeministrit malazez bëhet me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ndërkohë që pritet t’i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është kriter për liberalizim të vizave, ndërkohë e njëjta duket fare larg që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. KK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka takuar sot,…