Kryeparlamentari Veseli nderon heronjtë e Kroacisë

08 Shkurt 10:05

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurorë lulesh tek “Muri i dhembjes” në Kompleksin e varrezave të heronjve në Zagreb.

Pas homazheve, Veseli ka thënë se populli i Kosovës dhe populli kroat kanë sakrifikuar shumë për liri dhe tani ndajnë vlera të përbashkëta pro perëndimore.

“Sot nderova sakrificën e popullit kroat për liri, ashtu siç e kujtojmë sakrificën e popullit tonë. Janë sakrifica të përbashkëta të një rrugëtimi qe e kemi pasur për liri. Si dy popuj kemi kaluar nëpër sfida, por në të njëjtën kohë kemi perspektiva të qarta të orientimit perëndimor drejt integrimit euroatlantik, vlera këto që na bashkojnë me popullin kroat”, ka thënë Veseli.

Po ashtu, kryeparlamentari Veseli ka bërë homazhe edhe tek varri i ish-presidentit të Kroacisë, Franjo Tugjman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Haxhi Imer Tërnava, vëllai i myftiut të Kosovës, Naim Tërnava…