>

Labinot Tahiri dhuron pagën e tij për djaloshin që vuan nga kanceri

02 mars 21:59

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se mëditjen e tij të shtetit, do t’ia dhurojë djaloshit nga Istogu, Valdet Zeqiraj, i cili është duke vuajtur nga kanceri.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin evet në “Facebook”, ku edhe ka ftuar të tjerët që t’i dalin në ndihmë Zeqirajt.

Postimi i plotë i tij:

Thirje për ndihmë, për 27 vjeqarin!
Valdet, mos u shqetso, sepse ke sherbëtorë afër vetës të cilët me zemër do të ndihmojnë.
Vëllezër e motra Shqiptare, ky mund të jetë rasti i mbi 200 që kemi lobuar sebashku e ndihmuar në atdheun tonë. Nuk jam ndalur e as nuk do të ndalem derisa t’a shoh vendit tim ashtu si dua. Thjesht ku ka gjera të renda e të brishta ta përmisojmë.
Kërkoj nga të gjithë, që në afat rekord t’ia tubojmë paratë këtij trimi.
Në ditën e marte, nga meditja ime e Shtetit, do ja dorzoj 500 Euro!
Pres nga të gjithë të tjerë koleg e ato biznese të cilat fitojnë nga ky popull , t’ia tubojmë paratë Valdetit, me qëllim që ta shpëtojmë sebashku me fuqinë e Zotit.
Shpërndajeni!
Faleminderit.
Labi- FKSH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka bashkë me zëvendëskryeministrin, Behgjet…