Murati: Sot monopolin e armës e kanë policia dhe FSK-ja

26 Janar 13:58

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka reaguar ndaj gjuajtjes me armë të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Dardan Gashi.

Në profilin e vet në “Facebook”, Murati ka shkruar se politika do të duhej ta shkarkonte këtë zyrtar të lartë qeveritar dhe drejtësia ta jep dënimin e duhur.

Sipas tij, sot monopolin e armës e kanë policia dhe FSK-ja. “Veç që ka ardhur puna me diskutuar në kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze. Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes. Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit. Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Janë vendosur shtatoret e heronjve, Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Edmond…