>

Napoli, 7 arsye për të besuar ende te titulli

06 mars 11:37

Napoli humbi të shtunën në mbrëmje ndaj Romës në ‘San Paolo’, duke komplikuar pozitat në rrugën drejt titullit kampion, për të cilin po garon me Juventusin.

Menjëherë pas sfidës, Maurizzio Sarri u shpreh se bardhezinjtë vijnë nga një tjetër planet dhe është e vështirë për t’u marrë titullin. Por, Napoli është ende aty dhe ka ende arsye për të besuar se mund t’ia dalë të fitojë titullin kampion.

1. Loja e mirë. nëse Juventus vjen nga një tjetër planet, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Napolin. Të kaltrit zhvillojnë një lojë të jashtëzakonshme dhe askush nuk mund ta mohojë këtë.

 

2. Organika. është e vërtetë se Juventusi ka një organikë më të pasur dhe më cilësore sesa Napoli, por tani që të kaltrit nuk kanë asnjë impenjim tjetër, Sarrit do t’i mjaftojë organika që ka, për të synuar titullin. Nga ana tjetër, bardhezinjtë duhet të diskutojnë takimet e Championsit, por edhe finalen e Kupës së Italisë.

 

3. Rikuperimi. Napoli humbi ndaj Romës, por në fushë u pa sërish Arkadiuz Milik, që ka lënë pas dëmtimin. Me polakun në dispozicion, Sarri do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje, por të ndryshojë rreshtim, në ndeshje e sipër. Tani në zonën kundërshtare është edhe një lojtar që mund të shënojë me kokë.

 

4. Dëmtimet. Napoli ka të dëmtuar vetëm mbrojtësin e majtë, Ghoulam, ndërsa Juventusi vjen pa Bernardeschin e Cuadradon. Nga ana tjetër, Mandzukiç nuk është në maksimum dhe Higuain nuk dihet kur do rikthehet.

 

5. ‘San Paolo’. Në fund të sfidës me Romën, pavarësisht humbjes, 40 mijë tifozë duartrokitën dhe mbështetën skuadrën, duke thirrur ‘Ne besojmë’! Ky është nëj sinjal, se napolitanët do të kenë me vete edhe mbështetjen e tifozërisë, në javët e mbetura.

 

6. Klasifikimi. Napoli është ende i pari dhe me një pikë diferencë. Vërtetë Juve ka edhe nëj ndeshje për të rikuperuar, por nuk e ka luajtur ende dhe nuk dihet nëse do ta fitojë.

 

7. Kalendari. Ka ende edhe 11 javë, ose 33 pikë në lojë, ndaj edhe nëse Juventusi fiton me Atalantën, Napoli do të ketë mundësi të rikuperojë. është akoma për t’u luajtur edhe sfida direkte në ‘Allianz Stadium’, ku nëse Napoli jep më të mirën, i ka të gjitha mundësitë të dalë me 3 pikë. Juventus është gjithmonë favorit, qoftë edhe nga historia, por Napoli është ende në garë dhe mund të fitojë titullin, ndaj nuk duhet të dorëzohet, për më tepër tani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, sot…