Veseli nis takimin me strukturat e Rinisë Demokratike

06 mars 2018 | 11:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, sot në orën 17:00 në Sheshin 21 do të mbajë një takim me strukturat e Rinisë Demokratike.

“Sot kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban takim me strukturat e Rinisë Demokratike. Vendi: Sheshi 21. Koha: 17:00”, është thënë në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Informim e PDK-së.

PDK-ja javën që lamë pas ka hapur procesin e brendshëm të zgjedhjeve në parti.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një konference për medie pati paralajmëruar se në kuadër të zgjedhjeve të brendshme, do të ketë reforma të thella në këtë subjekt politik.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Bashkim Musliu Epopeja e Jasharëve është një prerje…